I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, por arrestohet në flagrancë. Në pranga u vu drejtuesi i mjetit Mileta Medenica, 31 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi. Në superstradën Laç – Lezhë ky shtetas i ka ofruar 10 Euro punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative për parakalim të gabuar.
