Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme.
Një makinë ka përplasur një motor, duke bërë që drejtuesi i këtij të fundit të mbetet i lënduar.
Ai është dërguar në spitalin e Vlorës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme.
Fatmirësisht dëmtimet e marra nuk i kanë rrezikuar jetën, ndërkohë që ka bërë denoncim në polici.
Lidhur me aksidentin pamjet e të cilit i gjeni në videon më poshtë, hetimet janë në vijim.