Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Elbasan – Metalurgji ku një automjet ka përplasur një person.
Si pasojë e këtij aksidenti këmbësori ka mbetur i plagosur. I plagosuri është nisur me ambulancë për në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi është larguar nga vendngjarja, por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.
/a.r