Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Osetinë e Jugut. Makina që po lëvizte me 211 km/orë ka fluturuar në çatinë e një shtëpie pasi shoferi humbi kontrollin e makinës. Fluturimin e makinës në çati e ka ndihmuar sasia e madhe e dëborës mbledhur anash rrugës.
Gjithçka është regjistruar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë në zonë.
Media lokale raporton se makina ka dëmtuar edhe 2 makina të tjera para se të përfundonte në çati.
Shoferi i makinës është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku vazhdon të jetë në rrezik për jetën.
a.cupaj