Një fëmijë 3- vjeçar u godit nga makina në një mënyrë krejt të papritur.
Djali ishte duke ecur rreth trotuarit, kur makina me sa duket vjen papritmas duke goditur së pari disa pemë të vogla e më pas të bëhet shkas i askidentit të tmerrshëm të përjetuar nga 3 vjeçari me ç’rast edhe përfundoi nën makinë.
Aksidenti u kap nga disa kamera të sigurisë e që kishte ndodhur në Sunset Park, në Brooklyn të New York-ut.
Por, pavarësisht nga tmerri i videos, ai zuri në mes të gomave dhe pësoi disa gërvishtje nën të, dhe fatmirësisht gjendja e tij është jashtë rreziku për jetën.
Në momentin kur ndodhi aksidenti, me fëmijën 3 vjeçar kishte qenë edhe gjyshja e tij e cila ishte frikësuar tmerrësisht.
https://www.youtube.com/watch?v=E27aqcBip8w









