Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, ku një mjet është përplasur me një motor. Mësohet se drejtuesi i motorrit është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
“Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Buqezë, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin S. H., rreth 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. Sh., rreth 48 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit S. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, bën me dije policia.
/a.r