Këngëtari Luiz Ejlli ka postuar një video ne rrjetet sociale ku ka surprizuar fansen e tij të zjarrtë të quajtur Kristina, duke e telefonuar atë.
Kristina, e cila jeton në Greqi, u bë shumë virale me videot e saj në Tik-Tok, teksa i shprehte mbështetjen këngëtarit, por jepte gjithashtu edhe mendimet e saj në lidhje me banorët e tjerë të shtëpisë.
“Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar.
Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju.
Faleminderit nga zemra”- shkruan ai në rrjetin e tij Instagram.
“U fikën dritat o Luiz do na lësh pa parë, ahh more çun. Gjyna i kishim si kalamaj, sytë nga televizori gjithmonë.”- ka thënë Kristina më herët në një video.
Ndërkohë që biseduan sëbashku, Luizi i premtoj Kristinës së do të shkonte në Greqi, aty ku dhe jeton, për ta takuar.
“Unë do vij në Greqi në momention e parë që do më jepet mundësi do të të takoj dhe do ulem në të njëjtin divan me ty”- thotë Luizi.
View this post on Instagram