Policia Bashkiake nuk ka kursyer as këngëtarin Luiz Ejlli. Në një video të shkurtër të siguruar nga A2 CNN, ai shihet teksa është jashtë makinës në prani të policit bashkiak, i cili i jep fletën e gjobës.
Mësohet se këngëtari kishte parkuar automjetin e tij në një hapësirë të rezervuar për taksitë në rrugën “Papa Gjon Pali II” në kryeqytet.
Në videon e shkurtër shihet teksa Ejlli nuk ka kundërshtuar policin për gjobën, por e ka pritur atë me buzëqeshje.
/f.s