• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(Video) LSI drejt përçarjes/ Biznesmenët duan rikandidim për deputet

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI rrezikon përçarjen pas vendimit të kreut të kësaj partie në muajin nëntor të vitit 2015 se biznesmenët nuk do të jenë më pjesë e listave si kandidatë për deputetë. Ilir Meta tha se LSI do të kufizojë përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin e partisë të tij. Lista e grupit të LSI-së në Kuvend ka shumë biznesmenë dhe ata duket të jenë shkaku i mbijetesës të LSI-së dhe Metës në politikë.

“LSI nisur nga shqetësimet e opinionit publik për një përfshirje në shkallë të gjerë të biznesmenëve në politikë, do të kufizojë përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin publik me qëllim minimizimin dhe shmangien e konfliktit të interesit në maksimum”, tha Meta.

Vendimi i Ilir Metës ka sjellë shumë pakënaqësi dhe tronditje tek deputetët biznesmenë, të cilët në heshtje kanë pritur reflektimin e Ilir Metës dhe janë përpjekur ta sqarojnë se pa ata LSI-ja rrezikon të humbe shumë mandate.

Në një vëzhgim të bërë nga citynews në faqen zyrtare të Kuvendit, në grupin parlamentar të LSI-së rezulton se ka të paktën 5 deputetë që në jetëshkrimin e tyre rezultojnë të vijë nga fusha e biznesit.

Ata janë Agron Çela, Përparim Spahiu, Pirro Kapurani, Shkëlqim Selami dhe Robert Bitri.

Nisur nga deklarata e Metës, deputetët e sipërpërmendur rrezikojnë të mos përfshihen në listën e LSI-së për zgjedhjet e vitit 2017, por kjo mos përfshirje mund të sjellë pasoja. Ata mund të mos investojnë më për LSI ashtu siç kanë investuar kur kanë qenë vetë kandidatë, çka mund të sjellë uljen e votave të kësaj partie.

Përflitet se për shkak të kësaj deklarate të kryetarit të LSI-së, disa prej tyre kanë negociuar me kryeministrin Rama dhe ishin asat e tij nën mëngë në rast se Meta do provokonte qeveri teknike. Rama ka qenë i bindur se kishte më shumë se 71 vota për të mbajtur qeverinë apo për ta rrëzuar dhe çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, dukë mos lejuar Metën të krijonte qeveri teknike me Lulzim Bashën.

Gjithçka pritet të qartësohet në prag të zgjedhjeve kur Meta të shpallë listat e kandidatëve për deputetë. Aty do mësohet se Ilir Meta e kishte të vërtetë apo lojë politike deklarimin se LSI sdo kishte biznesmenë në lista. Rikandidimi i tyre do vërtetojë edhe njëherë faktin se Meta dhe LSI pa biznesmenë dhe blerje vote nuk ekziston dot si forcë politike.

Më poshtë lista e deputetëve të LSI-së të ardhur nga fusha e biznesit, të pasqyruar në faqen zyrtare të Kuvendit.

Agron Çela

Është lindur në 5 shkurt të vitit 1969 në Shkodër.

Ka zhvilluar studimet në vitet 2002-2006 në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Fakulteti i Drejtësisë, dega Juridik.

 Nga viti 1991 deri në 2013 ka pasur angazhime në biznese të ndryshme private: tregti, turizëm, import, eksport.
Ai ka qenë edhe president i Futboll-klub “Vllaznia”. President Ndreri i Mundjes Shqiptare.Përparim Spahiu

Deputeti tashmë i përjashtuar nga radhët e LSI-së, por që në prononcimin e tij është shprehur se do të ndjekë linjën e partisë, është një person i njohur në fushën e biznesit.

Pirro Kapurani

Deputeti i qarkut të Korçës, Pirro Kapurani ka lindur në 24 prill të vitit 1967. Ai është diplomuar në fakultetin e Drejtësisë. Në jetëshkrimin e tij në faqen e Kuvendit, veprimtaria e tij profesionale përcaktohet biznesi.

Shkëlqim Selami

Deputet në qarkun e Vlorës, i lindur 2 dhjetor në vitin 1967. Nga viti 1955 deri në vitin 2004 ai ka drejtuar klubin e Flamurtarit si president i saj. Edhe Selami është një njeri i biznesit.

Robert Bitri

Deputeti i Qarkut të Fierit, rezulton të ketë qenë për 8 vjet administrator i kompanisë private I&G sh.p.k./citynews

ma.me

 

Next Post

Migjen Basha: Shqipëri apo Kosovë, e mësoni në shtator!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

“Mes tyre Shqipëria dhe Kosova”! Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Pronari qëllon për vdekje grabitësin 37-vjeçar, shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…

January 14, 2026
Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

January 14, 2026
Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

January 14, 2026
Rast tjetër evazioni/ Tatimet sqarojnë publikun për sulmin me lajmet e pavërteta

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

January 14, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Shqipëria ka nevojë për amnisti politike! Mos na hapni barkun me..

January 14, 2026
Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

January 14, 2026
Mblidhet sot Parlamenti, cilat janë projektligjet që do të diskutohen

Zbardhet “Plani i Veprimit” të Kuvendit të Shqipërisë: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda Korrikut

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In