Momenti qesharak derisa një student po flinte në klasën e tij pikërisht kur ora mësimore po zhvillohej është vërshuar nga klikimet në rrjetet sociale.
Videoja në vazhdim tregon një klasë të tërë të studentëve, derisa dëgjojnë mësuesin e tyre ndonëse ky i fundit, papritur has në diçka të çuditshme – një djalë i cili duket veçanërisht i etur për të mësuar, njofton Klan Kosova.
Saktësisht kamera ndryshoi edhe rezolucionin duke afruar pamjet pikërisht tek studenti në fjalë i cili kishte të vendosur dorën tek mjekra e tij dhe librin e hapur përballë.
Por pas disa momenteve, zbulohet se djali në fjalë, në të vërtetë ishte duke fjetur pas një portreti në madhësi natyrore të vetvetes.
Për më shumë detaje ndiqeni videon e publikuar më poshtë: