Mes emocionesh, Laura Konda, ikona e edicioneve informative të “Zërit të Amerikës” është larguar nga kjo medie.
Ka qenë vetë gazetarja e cila ka bërë publik vendimin për t’u larguar nga “Zëri i Amerikës”.
Nuk munguan emocionet e Laurës teksa përshëndetej për herë të fundit me publikun.
Ajo tha se, ky do të ishte edicioni i saj i fundit në “Zërin e Amerikës”. Ndërsa foli për intervistat me qytetarët, politikanët në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA dhe karrierën e saj këto dy dekada në Zërin e Amerikës, Konda i ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin.