Një skandal është denoncuar ditën e sotme nga qytetarët e Sarandës. Pas hapjes së sezonit turistik, kamionët me zhavorr kanë “pushtuar” plazhin e këtij qyteti në mes të ditës dhe në mes të pushuesve.
Në vend që të hedhin zhavorrin natën, e bëjnë ditën. Duke u kthyer kështu në një rrezik për pushuesit.
Pamjet shqetësuese të mëposhtme janë dërguar nga qytetarët për Java News.











