• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

by Os De
14/01/2026 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë, Berisha u shfaq i tensionuar në daljen e tij nga Prokuroria e Posaçme, ku pranoi që SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj tij dhe familjarëve të tij.

Ndonëse organi i akuzës nuk ka ende një njoftim zyrtar për shtyp, vetëm ditët e fundit shkallët e Prokurorisë së Posaçme i kanë ngjitur dy eksponentë të rëndësishëm të zhvillimeve të Kuvendit të Rithemelimit: Belind Këlliçi dhe Indrit Hoxha.

Sipas burimeve, të dy janë pyetur për financimet e Kuvendit të Rithemelimit më 11 dhjetor 2021, të cilat rrjedhimisht, sipas të gjitha gjasave, kërkojnë ta orientojnë akuzën e SPAK te hetimi pasuror i kreut aktual të PD-së, Sali Berisha.

Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se në Prokurorinë e Posaçme për këtë çështje do të pyeten të gjithë organizatorët dhe kontributorët e Kuvendit të Rithemelimit të PD-së.

Çfarë deklaronte Berisha në 13 dhjetor 2021?

Në një konferencë për shtyp, pamjet e së cilës gazeta TemA po i risjell në vëmendje, tregon Berishën teksa pyetet për organizimin e dy ditëve më parë, ndërkohë që kreu i PD-së përgjigjej se shpenzimet janë transparente dhe nuk janë aq sa i deklaron pengmarrësi Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha në media.

https://www.cdnimpuls.com/video/6967aa42c4173.mp4

“Janë bërë transparente dhe do bëhet çdo qindarkë për shpenzimet e Kuvendit, të cilat ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet pengmarrësi Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha në mediat e tyre. Por çdo gjë do bëhet transparente, me fatura dhe gjithçka tjetër.” – u shpreh Berisha në atë kohë.

Po a ka një faturë të deklaruar Kuvendi i Rithemelimit?

Njëjtë sikurse lobimi i La Civitas në zgjedhjet e fundit, edhe për Kuvendin e Rithemelimit nuk ka një shifër reale të deklaruar dhe nuk ka donatorë të vërtetë që të kenë shpenzuar për Berishën në atë kohë.

Sipas një tabele financiare që qarkullon, të cilën gazeta TemA e disponon dhe i referohet Kuvendit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, të mbajtur më 11 dhjetor 2021, rezulton se aktiviteti ka pasur kosto të konsiderueshme financiare, të detajuara në disa zëra kryesorë shpenzimesh.

VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është

Në listë përfshihen shpenzime për qira stadiumi (Air Albania), brendim dhe skenografi stadiumi, sisteme fonie dhe ndriçimi, regji qendrore, siguri, transmetim televiziv, si edhe një volum i lartë materialesh propagandistike, përfshirë flamuj, badge, fletëpalosje, axhenda, lanyardë dhe materiale zgjedhore. Po ashtu, evidentohen kosto për transport delegatësh, bileta avioni nga Europa, ushqim dhe ujë, si dhe për fushatë në rrjete sociale dhe reklama televizive në prime time.

Sipas tabelës, totali i shpenzimeve të evidentuara arrin në rreth 1.1 milion euro, një shumë që pasqyron vetëm kostot e dokumentuara dhe të njohura publikisht deri më tani.

Megjithatë, burime pranë çështjes theksojnë se këto janë kosto të përafërta dhe jo domosdoshmërisht përfundimtare, pasi ekziston mundësia që të ketë shpenzime të tjera shtesë, të kryera jashtë këtij dokumenti, të cilat nuk janë bërë publike apo nuk rezultojnë të formalizuara në këtë përmbledhje financiare.

Berisha sot: Hetimi politik, Basha i dha listën e bizneseve që sponsorizuan Kuvendin e PD-së Eskobarit dhe Kim

I pyetur sot në konferencën për gazetarë, Berisha iu rikthye akuzave, duke e quajtur hetimin e tij pasuror si një hakmarrje politike, të nisur nga një ish-xhelat i diktaturës komuniste, duke iu referuar prokurorit Kraja, ndërkohë që nuk i ka ndalur akuzat me kaq, ku ka përfshirë në komplotin kundër tij edhe Lulzim Bashën, i cili, sipas Berishës, ka komplotuar me SHBA-të nëpërmjet Ekspbar dhe Yuri Kim, duke i dhënë listën e bizneseve që kanë sponsorizuar Kuvendin e Rithemelimit.

https://www.cdnimpuls.com/video/6967ab66b90bf.mp4

“Hetimi pasuror i Berishës është bërë me lupë, finalizuar dhe dërguar me kohë në gjykatë. Ky hetim politik që bënë s’ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është hetim i mirëfilltë politik. Unë kam thënë që prokuroria duhet të jetë e lirë dhe ne jemi të hapur për çdo hetim.  Lidhja është mashtrimi që ish xhelati i sigurimit të shtetit në bashkëpunim me Dumanin i bënë çështjes, asnjë lidhje. Për të justifikuar dhe janë primitivë… fakti që s’kanë çtë hetojnë është dëshmuese se po bëjnë hetim politikë. Hetimi pasuror i Berishës, jam i vetmi politikan i hetuar me hollësi brenda dhe jashtë vendit, çdo variant tjetër është mashtrim politik. Është deklaruar çdo gjë dhe financimi çdo personi, nuk ka asgjë për të fshehur. Personat që kanë financuar e kanë deklaruar sapo janë pyetur. S’kam parasysh asnjë shifër. Di që në atë kohë Basha i dha listën Eskobarin dhe Kim listën e bizneseve që sponsorizoi Berishën.” – u shpreh Berisha.

A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

Ndonëse e gjithë përpjekja që prej shpalljes së tij non grata e deri më sot, duke përfshirë edhe Kuvendin e Rithemelimit, ka qenë për t’i shpëtuar drejtësisë, me sa duket, ky hetim i ri pasuror do ta fusë sërish në siklet Berishën përsa i përket së ardhmes së tij. Se sa do t’ia arrij kësaj radhe Prokuroria e Posaçme ngelet për t’u parë, mirëpo këto dalje dhe shpërthime të një pas njëshme të Berishës nuk parathonë asnjë gjë të mirë për të.

PD-ja do të vijojë të ngelet peng i Berishës apo do ta tejkalojë figurën e tij?

Në të gjithë këtë panoramë të re, pyetja që shtrohet është: A do të gjejë forcë PD-ja ta tejkalojë Berishën? Lëvizja e Salianjit ishte një shenjë, mirëpo, siç po shihet, e gjithë PD-ja zyrtare është nën thundrat e Berishës. Nëse do të vijojnë të jenë edhe pas kësaj çështjeje, ngelet për t’u parë, por që të ndryshojnë gjërat gjasat janë shumë të pakta./TemA

Next Post
Mblidhet sot Parlamenti, cilat janë projektligjet që do të diskutohen

Zbardhet “Plani i Veprimit” të Kuvendit të Shqipërisë: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda Korrikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In