Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot ia dhanë mandatin 9 vjeçar si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dy kandidatëve nga komunitetet. Radomir Llaban dhe Bajram Ljatifi kanë fituar nga 71 përkatësisht 58 vota për t’u zgjedhur anëtarë.Ndërsa votimi për tre anëtarë shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese në raundin e parë nuk nxori asnjë fitues. Nga 115 deputetë sa kishin votuar, 2 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.
Rrahja mes deputeteve në Kuvend
Xhavit Haliti dhe Arben Gashi janë sharë ndërmjet njeri- tjetrit me fjalë banale, ndërsa sot janë përleshur edhe fizikisht. Ishte nënkryetari Xhavit Haliti ai i cili pasi që mbushi fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e sulmon fizikisht deputetin Gashi. Veprimi i Halitit ishte i qëllimshëm ndërsa ishin deputetët ata që nuk lejuan që situata të eskalojë edhe më tej. /ma.me










