Në një ndeshje mes skuadrave Al Jahra dhe Khaitan, një faull ka mjaftuar që një sheik të zbresë në fushë dhe të fillojë një sherr me arbitrin. Madje sheiku ka goditur këtë të fundit edhe me një kazhik që mbante në dorë.
Skuadra e Al Jahra drejtohet nga trajneri shqiptar Skënder Gega.
Ndeshja më tutje ka vijuar normalisht pas ftohjes së gjakrave, por kur arbitri ka larguar me karton të kuq një lojtar, sherri ka nisur përsëri.
Ndeshja përfundoi 23 në disfavor të ekipit të Gegës.