Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka shkuar te qendra për dokumente në Tetovë ku ka kërkuar llogari nga kryeshefi i sektorit dhe personeli, pasi ka parë qytetarët në radhë duke pritur.
“Kush është shefi”, pyeti ai.
Pastaj me të hyrë në zyrë, kërkoi që të ketë organizim të punës.
“Organizoni, që të mos mblidhen njerëzit”, tha Xhaferi.
Një komunikim të ashpër pati me një punëtor të stacionit të policisë, i cili ndodhej aty, siç tha ai për të marrë një dokument. Por Xhaferi i kërkoi të kthehej tek vendi i punës.
“Shko te vendi i punës, se ti nuk ke punë këtu…Ndëgjo ti, tash të kallzoj unë ty. Ti nuk ke punë zyrtarë këtu asnjë send, ti ke ardh këtu për të pirë kafe”.