Këto janë pamjet kur vëllai i drejtorit të OSHEE të Vlorës ka marrë vesh lajmin se Rolandi nuk jeton më.
Ai rend dhe përplaset me efektivët e policisë duke u bërtitur, “Kush ishte?”, “Kush e vrau?” siç duket në viden e publikuar nga ReportTV.
Me duart në kokë, vëllai dhe kunati bërtasin në skenën e krimit.
Roland Saliu u vra dje pasdite teksa konsumonte një kafe tek bari i Hotel Vlora, tek zona e Sheshit të Flamurit.
Saliu mbeti viktimë e një atentati me shënjestër pronarin e Hotel Vlora, njëherazi dhe pronar i një televizioni lokal “Vlora Channel”.