• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Kulinaria shqiptare në Bursën Ndërkombëtare të Milanos

by Java News
16/02/2018 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kulinaria shqiptare u promovua gjatë fundjavës në Bursën Ndërkombëtare të Milanos. Mastershefi i kuzhinës, Fundim Gjepali pasqyroi më së miri kulinarinë tradicionale shqiptare të përshtatur me trendin e ri të kulinarisë.

“Pjata që ka përgatitur mastershef Gjepali, është një pjatë që dëshmon se si Shqipëria edhe në fushën e kulinarisë ka ecur me hapin e kohës. Pjata e sjellë është një pjatë tradicionale, por që është modernizuar, duke iu përgjigjur kërkesave të kohës”, tha Ardit Çollaku, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

“Turizmi në Shqipëri ka ecur me hapin e kohës, duke ofruar shërbime të modernizuara dhe pjesë e kësaj është dhe kulinaria, por jo vetëm. Pasi në vendin tonë po merr hov dhe turizmi dentar”, tha Çollaku, teksa prezantoi Gjepalin për publikun italian në Milano. “Dua t’u bëj ftesë të gjithëve të vijnë në Shqipëri, do shohin se 80% e shqiptarëve e dinë italishten, se kulinaria ofron kënaqësi për të gjitha shijet, se turizmi nuk është më vetëm detar e kulturor, por kemi dhe turizëm të formave nga më të ndryshme. Jam i sigurt se herën e parë do jeni si vizitorë, por kur të riktheheni në Shqipëri, do jeni  miqtë tanë”, tha Çollaku.

“Ishte emocionuese të përfaqësoj Shqipërinë, vendin tim, në këtë panair kaq prestigjioz ku marrin pjesë vende nga e gjithë bota. Falenderoj Ardit Çollakun, Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, që na mundësoi të jemi këtu sërish. Kemi marrë pjesë në këtë panair edhe dy vite më parë”, tha Gjepali.

“Dëshira ime ishte të tregoja bumin që ka pësuar Shqipëria në turizëm, kjo falë dhe gastronomisë. Turistët e huaj që vijnë në Shqipëri janë kuriozë të shohin zonat rurale me ushqime totalisht tradicionale, por ato kanë kërshëri të njohin dhe transformimin e gastronomisë shqiptare, duke iu përshtatur dhe modernizimit”, tha Gjepali për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Fundim Gjepali është një mastershef veteran i kuzhinës. Ai ka plot 18 vite që ushtron profesionin e kuzhinierit, ndërsa rrëfen se ka studiuar në Romë për të qenë një artizan i vërtet i kulinarisë.

“Erdha në Romë për të studiuar artin e të gatuarit. Tashmë kam 18 vite që e ushtroj si profesion. Rikthimi në Shqipëri u shoqërua me një sukses të madh, i cili më ka bërë të lumtur që kam zgjedhur këtë rrugë në jetën time. Nuk ka asgjë më të bukur se të jetosh me atë profesion që dashuron”, tha Gjepali, i cili, me plot pasion, ofroi për publikun italian në Milano, por jo vetëm, pasi në panair ishin vizitorë nga e gjithë bota, një gatim tejet tradicional, por me ngjyra moderne, siç është mishi i qengjit me qepë, karota e salcë kosi.

“Pjata që ofrova ishte tradicionale, e përgatitur enkas për bursën e Milanos, një pjatë fantastike. Gatova mishin e qengjit me qepë, karota e salcë kosi, e pikturuar me nota moderne enkas për bursën e Milanos, për t’i treguar botës se si Shqipëria jonë është transformuar, se si gastronomia shqiptare është modernizuar. Shpresoj që të kem transmetuar diçka nga gastronomia shqiptare. Falenderoj Ministrinë e Turizmit dhe Ardit Çollakun për këtë organizim perfekt për të pasqyruar imazhin e vërtetë të Shqipërisë, që është një vend fantastik për të jetuar”, tha Gjepali për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. ATA

 

Next Post
Pogba do të shkojë në Madrid? Mourinho ua kthen të gjithëve ashpër

Pogba do të shkojë në Madrid? Mourinho ua kthen të gjithëve ashpër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In