• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Kthimi i pushuesve nga plazhet, Policia: Në akse ka fluks por nuk është bllokuar lëvizja, pezullohen 66 patenta

by Ardit Rada
06/09/2020 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka informuar mbi gjendjes e trafikut këtë të dielë teksa pushuesit kthehen pas një fundjave në plazh.

Sipas informacionet zyrtar, në të gjitha akset rrugore nacionale të Shqipërisë ka fluks automjetesh, por në asnjë nuk është krijuar pengesë apo bllokim lëvizje.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë ndëshuar 66 shoferë me pezullim të lejes së drejtimit, 19 të arrestuar si dhe janë vendosur mbi 1500 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi nga Policia:

Drejtoria e Policisë Rrugore, 6 shtator 2020.

Vijon kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë. Në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks, por të rrjedhshëm dhe deri tani nuk ka pengesa apo bllokim të lëvizjes.

Në të gjitha akset rrugore nacionale Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 66 leje drejtimi, 19 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1543 masa administrative.

Gjatë 24 orëve të fundit dhe deri në këto momente kanë vijuar dhe vijojnë kontrollet me radar e drager dhe me patrullime në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.

Si rezultat i kontrolleve me radar janë konstatuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 39 drejtuesve të mjeteve që drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 40 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 27 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 10 drejtues mjetesh, ndërsa 9 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 324 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 7 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

156 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 184 për përdorim të celularit, 79 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 456 masa për parkime të gabuara, 18 masa për shkelje të semaforit, 99 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 211 për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 masa administrative.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos shkelin semaforin, të mos përdroin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit si dhe kaskën mbrojtëse për motomjetet

#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘

/e.rr

Next Post
Basha publikon “ilaçin” e tij për bizneset e vogla: Sulmi ndaj tyre, sjellje e një regjimi në ikje

"Tik-tak, tik-tak", tek PD fillojnë numërimin mbrapsht deri në datën e zgjedhjeve: Edhe 231 ditë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Shqipëria, partnere e besueshme”, Begaj pret ambasadorët e huaj, mesazh të veçantë edhe për Diasporën

January 28, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

Hekurudha Tiranë-Durrës, qeveria rrit faturën e shpronësimeve me 97 milionë lekë, shtohen pronarët në listë

January 28, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Java e ardhshme me mot të qëndrueshëm

January 28, 2026

“Burg kush prek gazetarët”, avokati: Mbrojtja ligjore forcon pushtetin e medias!

January 28, 2026
Nikollë Lesi: Opozita gaboi, ja si duhet të kishte vepruar

Pse opozita nuk e ngre një “qeveri teknike” në hije?

January 28, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

VIDEO / Ish-ambasadori: Protestat nuk mjaftojnë, PD-së i duhet lidership i arsyeshëm…

January 28, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Historia e njeriut në plep dhe Berishës në rrugë!

January 28, 2026
‘Fluturojnë’ çmimet e banesave, sot kushtojnë 40% më shumë se në 2021

Nga 10 shkurti nis “Kadastra Fiskale”, si ndryshon llogaritja e taksës së ndërtesës

January 28, 2026
Në 90-vjetorin e lindjes: Me Kadarenë

Në 90-vjetorin e lindjes: Me Kadarenë

January 28, 2026
Turqia thirrje Uashingtonit: Mbyllini çështjet me Iranin një nga një, Teherani është gati për bisedime

Turqia thirrje Uashingtonit: Mbyllini çështjet me Iranin një nga një, Teherani është gati për bisedime

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In