Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami ka raportuar sot në Kuvend për institucionin që drejton ku i është përgjigjur dhe pyetjeve të deputetëve.
Por një moment ka shkaktuar të qeshura kur Llagami nuk e kuptonte shkrimin e deputetit që kishte shkruar pyetjen.
“Lexoje kush e ka bërë, Ralf Gjoni e ka bërë”, i përgjigjet Ruçi, teksa deputeti i opozitës duke qeshur thotë se nuk është pyetja e tij.
U gjet më pas se autori i asaj pyetje ishte deputeti Zef Shtjefni. Epo në kohët e teknologjisë mbase është vështirë të shkruash me dorë.