Kryeministri Edi Rama është filmuar rrugëve të Romës duke folur ne telefon me një prej vartësve të tij. Rama dëgjohet teksa flet me tone të ashpra duke i kërkuar llogari për një çështje të caktuar.
“Mbledhje grupi… Ti ti po flas me ty. A je ti bashkëkryetar? Apo çfarë je? Atëherë çfarë bën ti? Për çfarë je bashkëkryetar? Të krijojnë pengesa. Na keni kthyer një vit pas… Çfarë po bëni..”, dëgjohet kryeministri të thotë mes të tjerash.
Theksojmë se kryeministri ndodhet sot në Itali ku dhe zhvillohet mbledhja e parë mes dy qeverive, asaj shqiptare me atë italiane.











