Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar fushatën e radhës elektorale në qytetin e Kavajës. Me një skenar si ai i Lulzim Bashës, makina dhe të rinj të LSI-së të pajisur me flamuj kanë shoqëruar liderin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kryemadhi theksoi gjatë takimeve elektorale të mbajtura më herët gjatë ditës së sotme se më 25 prill shqiptarët duhet të votojnë numrin 6, pasi vota për LSI-në garanton ndryshimin e madh dhe i jep fund tranzicionit të dhimbshëm.
Një varg i tërë makinash janë vërejtur në qytetin e Kavajës, përpara se LSI të nisë fushatën elektorale në këtë zonë. Boritë e automjeteve dhe brohoritja e të rinjve kavajas kanë elektriuzuar fushatën e LSI.
/a.r