Kosova ka pësuar humbjen e tretë radhazi duke u mundur 1-2 nga Gjeorgjia në stadiumin ”Fadil Vokrri”.
Ishte një ndeshje e vakët jo me shumë ritëm ku më shumë loja ishte e fokusuar në mesfushë. Gjeorgjia kaloi në avantazh që në minutën e 11-të me Okriashvilin, ndërsa Muriqi barazoi shifrat me 11-metërsh në përfundim të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, dardanët kërkuan dëshpërimisht golin, por e gjetën sërish miqtë 98 minuta nga fundi me Davitashvilin. Kjo është humbja e tretë radhazi për Kosovën e cila si duket e ka humbur qetësinë dhe spektaklin e fillimit, duke hyrë në një krizë rezultatesh.
FT/ KOSOVË-GJEORGJI 1-2
Muqiri 45+1′ / Okriashvili 11′, Davitashvili 82′
45+1′ Vedat Muriqi barazon shifrat. Sulmuesi i Lacios godet saktë nga pika e 11-metërshit, pas penalltisë së fituar nga Milot Rashica.
39′ Rashani sërish protagonist, sulmuesi i dardanëve godet mjaft bukur me një kthesë të shpejtë por mbrojtësi gjeorgjian bën mrekullinë duke i ndaluar golin Kosovës. Për gjyqtarin nuk është vogël.
31′ Momente tensioni në fushë, Rashani humbet toruan pas një faulli në mesfushë të mbrojtësit të Gjeorgjisë. Arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
11′ Gafë e pafalshme e portierit Aro Muriç, Gjeorgjia në avantazh ndaj dardanëve.
FORMACIONET ZYRTARE
KOSOVA: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dreseviç, Selina, Rashani, Muriqi, Rashica, Trajner: B.Shaland
GJEORGJIA: Loria, Giorbelidze, Dvali, Kashia, Kakabadze, Gvilia, Kvekveskiri, Tsitaishvili, Okriashvili, Kvaratskelia, Lobzhanidze, Trajner: U.Sanjol
PANORAMASPORT.AL