Një ndërhyrje e Neymar ka shkaktuar shumë pakënaqësi te futbollistët e Kolumbisë.
Ylli i Brazilit, ka shkëlqyer në ndeshjen kundër Kolumbisë në Lojërat Olimpike, ku ka shënuar një supergol dhe ka dhuruar një asist.
Por, ai ka bërë edhe një ndërhyrje të ashpër, e cila ka zemëruar futbollistët kolumbian, të cilët më pas e kanë sulmuar atë.
Më pas ndërhynë edhe lojtarët e tjerë dhe në fund çdo gjë është qetësuar. /a.m.