• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Video-konferencë me donatorët/ Ahmetaj: Ja hapat ku do të kalojë projekti i rindërtimit

by Ardit Rada
11/05/2020 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj në një video konferencë me donatorët, iu ka prezantuar atyre planin e deritanishëm për ecurinë e procesit të rindërtimit, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj iu sqaroi atyre pikë për pikë planin në fjalë, ku u ndal në qarqet problematike. Po ashtu ai u ndal dhe tek fazat hap pas hapi, ndërsa bëri të ditur se 12950 familje përfitojnë bonus qiraje. Ahmetaj tha se ndërsa deri më tani janë dhënë 2043 leje ndërtimi, përmes një procedure të përshpejtuar.

Mes të tjerash ministri pohoi se në plan është ndërtimi i mbi 3 mijë apartamenteve kolektive, 99 institucione publikë, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesit shëndetësor. Ahmetaj tha se në vendin tonë, do të ketë 26 zona të reja zhvillimi.

“Shtylla kryesore është që të ndërtojmë një urë lidhëse. Ky është rendi i ditës për sot dhe në të djathë të ekranit kam renditur të gjitha hapat kryesore të rindërtimit. Nis me një studim të thelluar. Pasi përfshin hapin kryesor pas vlerësimit të nevojave pas tërmeti. Faza e parë ishte një qasje helikopter nga sipër. Më pas kemi aplikimet në platformën elektronike dhe bashkëlidhur me të, procesin e vlerësimit të secilit qytetar. Hapi i tretë; janë planet e detyrueshme lokale, që janë tashmë të hollësishme.

Hapi tjetër është procesi i shembjes. Që këtu ngjan se është i lehtë, por nuk është kështu. Duhet që të ketë financime të konsiderueshme. Shpronësimet, procedurat e prokurorimit dhe më pas emëruesi i përbashkët është bashkërendimi i donatorëve në proces. Kjo është faza ku jemi sot. Kemi bonuset e qirasë, më pas aplikimet në platformën elektronike. Kemi 12950 familje që përfitojnë bonus qiraje dhe tregohet dhe qytetet ku jetojnë. Deri më tani kemi 2043 leje ndërtimi që janë dhënë përmes një procedure të përshpejtuar. Kemi një proces të thelluar vlerësimi në të djathtën tuaj. Kemi 3 mijë e ca apartamente kolektive, 99 institucione publike, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesish shëndetësor. Vlerësimi i thelluar ishte në proces e sipër.

Por tashmë ka përfunduar. Shihni rezultatet dhe punën që është proces në disa zona. Shihni rezultatin për apartamentet kolektive në Durrës, Shijak. Në një ngjyrë është rindërtimi, ngjyra tjetër paraqet shembjen dhe më pas do të shihni pjesën tjetër. Ky është një proces i rëndësishëm. Bashkitë janë partner në këtë proces dhe i gjithë vlerësimi praktikisht është në duart e tyre. Ka një proces të hollësishëm, që është materializuar në një manual. Më pas këshilli Bashkiak do të marrë një vendim të mirinformuar, mbështetur në dosjet që janë teknike, financiare dhe ligjore. Mbështetur në këto dosje do të shihen përfitimet nga programi. Këtu ka një sërë dosjes të ndara sipas bashkive. Do ndaj me ju të gjitha planet e detyrueshme të planit vendor. Kemi 26 zona të reja zhvillimi. 14 plane të detyruara vendore, 12 janë në proces miratimi. Nesër do të merrni dokumentacionin që ne kemi miratuar në komision. Ky material do ju shpërndahet përmes postës elektronike. Këtu mund të shihni Tiranën, është java e miratimit ë një prej hapësirave më kryesore (P2V). është një nga 4 qendrat kryesore të Bashkisë së Tiranës, (Tregon projektin). Më pas kemi Durrësin, apo dhe Shijakun, ku shembja ka nisur me fazë intensive. Këto janë detajet e planit. Kavaja ka nisur tashmë procesin e shembjes. Këtu kemi Golemin, komunë me destinacion turistik. Kruja po ndiqet me kujdes në raport me zhvillimin pasi duhet të harmonizojmë trashëgiminë kulturore.”, tha Ahmetaj.

/e.rr

Next Post
Telendisja e Partisë Demokratike

Telendisja e Partisë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In