Presidenti Ilir Meta ka vizituar Komandën e Forcave Tokësore në Zall-Herr.
Nga Zall-Herri, kreu i shtetit zhvilloi një video-konferencë me ushtarakët me mision në Kabul dhe Herat, ndërsa i uroi ata për Vitin e Ri.
“Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri të gjithë ushtarakëve të FA, veçanërisht me mision jashtë. Vlerësoj maksimalisht kontributin e ushtarakëve shqiptarë me mision jashtë vendi. Ju shpreh të gjithë ushtarakëve mbështetje dhe solidaritet. Ushtarakët me mision jashtë vendi, krenaria e FA”, tha Meta.
a.ç