Një këngëtare e famshme në Rusi ra përtokë në skenë pasi pësoi sulm në zemër ndërsa këndonte.
Faniya Khaliullova me origjinë tatare u filmua duke performuar në një koncert në Rusi, kur papritur u ndje keq.
Audienca u mbërthye nga paniku, ndërkohë që këngëtarja 53-vjeçare ruse nisi të ndihej keq.
Ajo u nis me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, mjekët thanë se zemra e saj pushoi ndërkohë që këndonte, gjatë spektaklit që mbahej në Dimitrovgrad, qyteti i dytë më i madh në rajonin rus të Ulyamvsk.
“I gjithë qyteti është tronditur dhe i shokuar nga vdekja e Faniya. Ajo ishte një këngëtare dhe mësuese tepër e dedikuar“, tha kreu i Ministrisë së Kulturës, Yevgenia Ulyanova.
a.cupaj