Një aksident që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda i ka ndodhur këngëtares së njohur Gianna Nannini.
Ajo ëhstë rrëzuar nga skena gjatë një koncerti në kuadër të turneut të saj “Fenomenale Tour”
Këngëtarja është rrëzuar në një nga shkallët e skenës, duke i shkaktuar asaj një dëmtim në gju.
“Më vjen keq që ndërpreva një koncert aq të bukur, vetëm katër këngë para fundit të koncertit”, thotë rokerja për fansat.
“Publiku gjenovez ishte vërtet i ekzaltuar. Fatkeqësisht, ndërkohë që ngjitesha në një shkallinë, në errësirë, u rrëzova. Do të shihemi nesër në Montichiari dhe….të gjithë ulur” ka shkruar artistja.












