Kategoria e dytë e futbollit shqiptar ka luajtur dy sfida në të dyja grupet e saj, ku kanë ndodhur jo pak incidente. Kështu në sfidën e luajtur në Sarandë, Butrinti vendës ka mposhtur jo pa vështirësi Tepelenën 2-1, po ka qenë mjaft i tensionuar fundi i takimit, me Policinë e Shtetit që ka ndërhyrë për të mbrojtur lojtarët miq pas një sherri të ndodhur menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.
Edhe sfida tjetër e grupit B, Përmeti-Gramozi 3-1, ka kaluar jo pa probleme me ekipet që e kanë mbyllur ndeshjen me nga 9 lojtarë pasi kanë marrë nga dy kartonë të kuq secila. Asnjë problem në grupin A të kësaj kategorie, me Sopotin që ka mposhtur 3-1 Klosin. Në barazim 2-2 sfida tjetër mes Kukësit B dhe Adës.