Një person me precedentë të theksuar kriminal, është vënë në prangat e efektivëve të komisariatit Nr.2 në Tiranë.
Bëhet fjalë për një 32-vjeçar të skeduar për drogë, shpërthim prone me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur që pasditen e së mërkurës, në rrugën “Sami Frashëri” të lokalizohej dhe të kapej K. Gj., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal.
I riu ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”’, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
;
g.kosovari











