• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Kammerevert: Djegia e mandateve e gabuar, e ardhmja e Shqipërisë në BE

by Java News
23/03/2019 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesëtarja e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Petra Kammerevert përshëndeti mbajtjen e Kongresit të Partisë Socialiste në Tiranë duke theksuar gjithashtu se vendi i Shqipërisë është pranë Bashkimit Europian.

Duke theksuar se vendi ynë i ka përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, Kammerevert përmes një videomesazhi e cilëson vendimin e djegies së mandateve nga ana e opozitës si një vendim të gabuar, duke shtuar se ky akt mund të ndikojë te negociatat e Shqipërisë.

“Shqipëria po përballet me shumë sfida, por gjithashtu premton mundësi, duke marrë prasysh popullsinë e re pro europiane, tregon qartë se e ardhmja e Shqipërisë është pranë Bashkimit Europian. Shqipëria ka treguar prej shumë vitesh seriozitetin për anëtarësimin në BE. Vendi juaj ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike. Progres Raporti i Komisionit për Shqipërinë, i vitit 2018 siguron prova mbresëlënëse në këtë drejtim. Për të arritur qëllimin tonë të përbashkët të aderimit në BE, është e rëndësishme që të thellohen reformat e ndërmarra si në Shqipëri dhe Bruksel.

Vendimi i opozitës për të braktisur mandatet parlamentare mund të ngadalësoje negociatat e pranimit, prandaj është e rëndësishme që të arrihet një dialog politik konstruktiv dhe ndërpartiak. Parlamenti është vendi ku mosmarrëveshjet politike duhet të adresohen, të gjitha përpjekjet ato të Partisë Socialiste, opozitës dhe BE-së, duhet të synojnë parandalimin dhe përjashtimin, si dhe të kapërcejnë situatat e ndërlikuara politike. Në këtë drejtim dua të theksoj se të gjitha forcat demokratike duhet të dënojnë përdorimin e dhunës dhe të gjejnë një terren të përbashkët midis grupimeve politike”, – theksoi ajo.

Kammerevert theksoi gjithashtu se Shqipëria është një anëtar i besueshëm dhe luan një rol pro-aktiv në rajon, duke u shprehur besimplotë se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë do të hapen këtë qershor.

“Por edhe BE duhet të rrisë këtë përpjekje. Ndjej keqardhje që anëtarët e BE-së shtyjnë vendimin për kandidaturën e Shqipërisë pas zgjedhjeve europiane. Unë besoj se vendi do ta kishte këtë kandidaturë tashmë . Shqipëria ka provuar se është një partner i besueshëm proaktiv dhe një partner konstruktiv në rajon. Ajo gjithashtu kontribuon në marrëdhëniet e mira të fqinjësore dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Për këtë arsye, përfitimet e anëtarësuara të Shqipërisë në BE janë të qarta. Për ta përmbledhur, është e rëndësishme që në këto kohë të bëhen përpjekje që në një kohë të shkurtër të përafrohet legjislacioni me BE-në. Kjo dot ë thotë gjithashtu se Partia Socialiste e Shqipërisë duhet edhe njëherë që të përpiqet të arrijë tek forcat e tjera demokratike në vend. Kam besim se negociatat për anëtarësim do të hapen përfundimisht këtë qershor dhe në një periudhë afatshkurtër Shqipëria do të bëhet pjesë e familjes europiane”, vijoi Kammerevert.

Next Post
Dalin detaje të reja për raportet e Princeshës Diana dhe Princit Charles në ditët e fundit të martesës

Dalin detaje të reja për raportet e Princeshës Diana dhe Princit Charles në ditët e fundit të martesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

March 31, 2026
“Do mbjellim atë që do korrim në zgjedhje”, Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja

“Do mbjellim atë që do korrim në zgjedhje”, Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja

March 31, 2026
Asambleja e PS në njësinë nr. 7 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama! Manastirliu njofton drejtuesit e 3 blloqeve

Asambleja e PS në njësinë nr. 7 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama! Manastirliu njofton drejtuesit e 3 blloqeve

March 31, 2026
Trump: Franca nuk na ndihmoi aspak kundër ‘kasapit’ të Iranit, ne nuk do ta harrojmë këtë

Trump: Franca nuk na ndihmoi aspak kundër ‘kasapit’ të Iranit, ne nuk do ta harrojmë këtë

March 31, 2026
Festë në të dy anët e kufirit! Me flamuj kuqezi e të UÇK-së, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës

Festë në të dy anët e kufirit! Me flamuj kuqezi e të UÇK-së, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës

March 31, 2026
SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

March 31, 2026
Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

March 31, 2026
“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

March 31, 2026
“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In