• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Kalonin lumin me litar, ndërtohet ura e re në Librazhd, Balla: Vëmendja te tërmeti, por punët e mira vazhdojnë

by Java News
11/12/2019 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra dhe banorët e zonës panë nga afër përfundimin e punimeve të urës së re tip “bailey” që lidh fshatin Dardhë me pjesën tjetër të Bashkisë së Librazhdit, e cila u ndërtua nga Ministria e Mbrojtjes.

Para disa kohësh ura e varur mbi lumin Shkumbin që bënte të mundur lidhjen e fshatit Dardhë me pjesën tjetër të Bashkisë së Librazhdit u shemb si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit.

Prej atëherë lëvizja e banorëve dhe fëmijëve të shkollës bëhej me anë të një litari varur në dy anët e lumit duke përbërë rrezik për jetën e tyre.

Bashkia e Librazhdit në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes bënë të mundur ndërtimin e një ure tip “bailey” për kalimin e sigurtë, tashmë jo vetëm të këmbësorëve, por edhe të automjeteve.

Në fjalën e tij, Balla tha se pavarsisht se e gjithë vëmendja e qeverisë dhe e të gjithë popullit shqiptar shkon sot për familjet që janë prekur nga tërmeti, punët e rëndësishme në çdo cep të vendit vazhdojnë.

“Edhe pse gjithë vëmendja e qeverisë dhe e të gjithë popullit shqiptar shkojnë sot për familjet që janë të pastreha për shkak të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti; mendimet tona dhe solidariteti ynë shkon për familjet që humbën të afërmit e tyre, por punët e rëndësishme në çdo cep të vendit vazhdojnë dhe për këtë qëllim jemi sot në Librazhd. Ky fshat disa muaj më parë mbeti pa urë për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Shkumbin që rrëmbeu të vetmen urë që lidhte fshatin me rrugën kryesore dhe bashkinë e Librazhdit. Me ardhjen e dimrit plotësimi i nevojave të fshatit me këtë urë bëhej i domosdoshëm, pasi siç e keni parë, kalimi i lumit nga fëmijët e shkollës apo edhe i banorëve të tjerë bëhej përmes një litari, që në mund të rrezikonte nga momenti në moment jetën e çdo fëmije dhe çdo banori. Jam shumë i gëzuar që sot jemi para jush me fjalë të mbajtur dhe ky është kuptimi i motos tonë “E gjithë vëmendja e qeverisë sonë është për njerëzit”. Gjej rastin të falenderoj kryeministrin dhe Ministren e Mbrojtjes Xhaçka për përgjigjen në kohë të kërkesës së Bashkisë së Librazhdit. Ky është një shembull kuptimplotë sesi punojnë bashkë pushteti vendor dhe ai qëndror”, deklaroi Balla.

Investimi në urën e Hotolishtit ishte emergjencë për banorët e kësaj zone të cilët rrezikonin çdo ditë duke kaluar lumin. Bashkia e Librazhdit u kujdes që punimet të kryheshin gjatë muajve pa reshje, për të bërë të mundur që ardhja e dimrit të mos bëhej pengesë për punimet.

g.kosovari

Next Post
Ministri italian viziton kampin e Vorës, firmoset marrëveshja për mjetet e shpëtimit

Ministri italian viziton kampin e Vorës, firmoset marrëveshja për mjetet e shpëtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In