Pasditen e sotme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë surpizuar me mesazhe të ndryshme nga fansat e tyre por edhe nga familjarët falë “Big Love”.
“I dashur babi, jemi ne Dushi, Reina dhe Mateo që të dërgojmë këtë mesazh. Të ndjekim çdo ditë edhe çdo natë. Ka ditë që na dukesh sikur je aty me ne. Na mungon shumë. Ne jemi shumë mirë. Mateo po bëhet gati për turneun në Greqi, është i gëzuar dhe kërkon rroba të reja. Do shkojë mami Roza në Greqi që ta shohë, nuk do të jetë vetëm. Reina është shumë mirë me mesime. Ka raste kur mërzitem me ngjarjet brenda shtëpisë. Pse duhet të ketë kaq shumë nota urrejtje dhe fjalë fyese? Dua që ti ta shijosh pjesën e mbetur, duke treguar pozitivitetin, optimizmin, humorin tënd. Dua të shoh dritën tënde që ndriçon deri këtu tek unë”.
View this post on Instagram











