• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ “Je më e mirë se mami”, komentet e presidentit për vajzën e re në një takim, ndezin revoltën në rrjet

by Java News
21/09/2023 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa është vendosur në qendër të akuzave për seksizëm pas komenteve që bëri ndaj një vajze gjatë një shëtitje në Toronto, pjesë e vizitës së tij zyrtare në Kanada gjatë kësaj jave.

Ajo çka ka bërë që rrjeti të shpërthej kundër de Sousa është fakti se ai tregoi me gisht dekolten e hapur të vajzës duke i thënë të kujdesej se do ta kapte gripi, dhe më pas iu drejtua asaj duke i thënë “je më e bukur se nëna jote”.

74-vjeçari u përshëndet nga banorët e Torontos gjatë ecjes në qytet dhe në mesin e turmës qëndronte edhe një nënë me origjinë portugeze, së bashku me vajzën e saj. Ato iu afruan presidentit duke i thënë se të dyja quheshin Maria.

“Vajza është më e bukur se nëna”, tha më pas de Sousa me vrazhdësi. “Por vajzën mund ta kapi gripi. E ke parë dekoltenë e saj?”, shtoi ai më tej, përpara se të largohej me shpejtësi, me një buzëqeshje të pazakontë në fytyrë.

Komentet shkaktuan reagime në Portugali, duke e detyruar liderin, i cili është bërë i njohur për pikëpamjet e tij konservatore, të dalë publikisht për t’u mbrojtur.

“Nuk ishte një koment seksist. Unë nuk e mendova kështu dhe as vajza me nënën e saj. Nuk ishte aspak seksiste”, tha ai.

Por, portugezët nuk u impresionuan me shpjegimin e Presidentit dhe aktivistët e të drejtave të grave dhe rivalët politikë thanë se ai duhet të kërkojë falje.

“Ai duhet të kërkojë falje. Seksizmi po na vret. Nuk është shaka. Jemi në vitin 2023. Nuk mund të shohësh një grua që nuk e njeh dhe të bësh “shaka” me peshën e saj apo me dekoltenë”, tha Isabel Moreira, deputete në Partinë Socialiste në pushtet.

Manuela Silva, drejtoreshë e Lëvizjes Demokratike të Gruas, tha po ashtu se komentet e presidentit cenojnë dinjitetin e grave.

“Në fakt, presidenti flet shumë dhe nuk thotë atë që duhet. Ka një sërë të drejtash që janë fituar nga gratë që nuk po përmbushen, dhe kjo është ajo që duhet të shqetësojë presidentin, jo batutat me shije të dobët… Unë mendoj se ai është shprehur shumë keq“, u tha ajo gazetarëve./m.j

“La hija todavía pilla una gripe. ¿Has visto el escote que lleva?” Marcelo Rebelo de Sousa presidente de Portugal pic.twitter.com/27O331AUKF

— La Razón (@larazon_es) September 17, 2023

Next Post
E rëndë/ 10-vjeçarja vdes pas operacionit për të cilin s’kishte nevojë, prindërit kërkojnë përgjigje: Sikur të ktheja kohën pas…!

E rëndë/ 10-vjeçarja vdes pas operacionit për të cilin s'kishte nevojë, prindërit kërkojnë përgjigje: Sikur të ktheja kohën pas…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In