Japonia është goditur nga tajfuni më i fuqishëm në 25 vjet. Zyrtarët paralajmërojnë më shumë se një milion njerëz për tu evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Typhoon Jebi zbarkoi në perëndim të vendit, duke sjellë shi dhe erë të fortë me shpejtësi deri në 216 km/h.
Nuk ka raportime për viktima dhe stuhia pritet të dobësohet ndërsa vazhdon të lëvizë në të gjithë vendin.
Stuhia filloi në ishullin Shikoku rreth mesditës të së martës (në orën lokale) dhe pastaj u shpërngul në të gjithë ishullin më të madh të Japonisë, Honshu.
Ka paralajmërime për dallgë të larta, përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Tajfuni ka lënë tashmë dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike dhe autoritet u bënë thirrje njerëzve të lëvizin drejt zonave të sigurta.
Qindra fluturime, udhëtime me tren e tragete janë anulluar.
Ujrat përmbytën Aeroportin Ndërkombëtar Kansai në Osaka. Universal Studios Japan, një park argëtues popullor pranë Osaka, u mbyll
Kryeministri Shinzo Abe thirri një takim urgjent dhe u bëri thirrje njerëzve të ndërmarrin veprime për të mbrojtur jetën e tyre, përfshrië evakuimin.
Agjencia e motit të Japonisë ka paralajmëruar për rrëshqitje të tokës, përmbytje dhe erëra të forta, si dhe batica e tornado në zonat e prekura.
Vendi është goditur rregullisht nga stuhitë e mëdha dhe kjo verë është përballur me një nga motet më ekstreme.
Në korrik, rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet masive, më të këqijat në dekada, vranë më shumë se 200 vetë. Kjo u pasua nga temperatura të larta vdekjeprurëse.