Mirsad Bojku është arrestuar për shkak të një rrahjeje në koncertin e Elvana Gjatës që ishte duke e mbajtur në qytetin e Pejës, mëson Gazeta Insajderi. Rrahja kishte ndodhur gjatë kohës sa ishte duke kënduar këngëtarja. Sipas një video shihet se si sigurimi i këtij klubi kap një person të dyshuar dhe e godet me grushte. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka bërë fansi ndaj të cilit është reaguar në këtë mënyrë të dhunshme, por videoja e shpërndarë nga përdoruesit e rrjeteve sociale ka marrë komente të shumta. /MA.ME