• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Italianët prangosin hajdutin në Pogradec, e zbuloi telefonata e nuses me vjehrrën

by Java News
12/05/2017 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Loenard Muçllari, 28-vjeçari nga Pogradeci, u arrestua pas një bashkëpunimi mes karabinerëve italianë dhe Policisë Shqiptare. Muçllari u arrestua një ditë më parë në fshatin e tij në Leshnicë pasi prej 5 vitesh i ishte arratisur drejtësisë italiane.

Historia e 28-vjeçarit me drejtësinë Italiane nisi në vitin 2011 kur ai u arrestua në Itali për vjedhje me dhunë dhe grabitje. Pikërisht në 26 tetor 2011 ditën që iu caktua masa e sigurisë “arrest shtëpiak”, që ishte edhe ditëlindja e tij, Leonard Muçllari arratiset drejt Shqipërisë.

Menjëherë sapo erdhi në Shqipëri ai vendosi të ndërrojë emër. Nga Leonard Muçllari, merr një identitet të ri me emrin Hasan Muçollari. Në këtë mënyrë ai iu shmang identifikimit për krimet që kishte kryer në Itali, për të cilat në 2014-në, u dënua me 7 vite e 4 muaj burg.

Në 13 gusht të 2012-s, Leonard Muçllari martohet dhe pikërisht kjo martesë ka sjellë edhe zbulimin e tij.

Policia Italiane arriti të kapë një telefonatë fillimisht mes Leonardit dhe babait të tij që jetonte në Itali. Mediat italiane thonë se tradita e do që nusja duhet të marrë në telefon vjehrrën dhe kjo ka zbuluar  Leonard Muçllarin, i cili ishte martuar dhe kishte krijuar një jetë të re në Shqipëri. Policia italiane ka përgjuar të gjitha telefonatat si dhe ka regjistruar disa komunikime të Leonardit me të afërm që kishte në Itali, ku është kuptuar se ai kishte krijuar një identitet të ri në Shqipëri dhe frekuentonte disa zona në Pogradec. Identifikimi përfundimtar është bërë pasi në dhjetor 2016 prindërit e Leonardit kanë ardhur të takojnë mbesën e tyre.

Për këtë arsye karabinierët italianë kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë shkuar me policinë shqiptare në fshatin Leshnicë në Pogradec, ku kanë arrestuar 28-veçarin. Ai do të ekstradohet drejt Italisë.

Next Post
Atentati në Kinostudio/Identifikohen dy autorët, konflikti nisi para një muaji/EMRAT

Nisin hetimet për kreun e zyrës arsimore në Ersekë, bëri emërime mësuesish pa ndjekur proçedurat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In