• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Itali, shqiptari u kërkon biçikletën që i kishin vjedhur, banda e marokenëve e rreh me shufra hekuri

by Java News
25/09/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nuk flitet më për skena kriminale të zakonshme sepse përshkallëzimi i dhunës që po përfshin gjithë rrugën “Gramshi” po shqetëson gjithmonë e më shumë banorët.

Në një video të regjistruar nga disa rezidentë që si gjithmonë në mesnatë janë çuar nga shtrati për shkak të të bërtiturave që vinin nga rruga, është e qartë vetë finalja e ‘filmit’, momenti kur një grup të huajsh bërtasin “ikni, ikni”, ndërsa po vinte policia.

Por nga ana tjetër, në brendësi të një karburanti është viktima që kërkon ndihmë. Çfarë ka ndodhur kësaj herë mes rrugës “Canaletto” dhe rrugës “Gramsci” natën e së shtunës.

Tregtarë dhe rezidentë të ndryshëm kanë asistuar në një skenë, një agresion brutal ndaj një të riu me shufra hekuri, edhe pse dikush thotë se ka parë edhe një thikë.

NGJARJA
Është ora 23:30, gati mesnata e së shtunës. Një i ri shqiptar që jeton në lagje vë re se është zhdukur biçikleta e së fejuarës. Kështu vendos të bëjë një xhiro dhe në parkun “22 prilli” e gjen. Por, mbi biçikletë është një i huaj, maroken, në dukje i dehur dhe në shoqërinë e bashkatdhetarëve të tjerë.
Viktima e grabitjes kërkon thjesht që t’i kthehet menjëherë biçikleta, duke e kuptuar megjithatë se nuk ndodhej përpara bashkëbiseduesve të arsyeshëm.

Në përgjigje grupi i të huajve, katër ose pesë, e kërcënojnë dhe më pas nxjerrin zinxhirë dhe mjete të tjera hekuri.

Shqiptari e kupton se ndodhet në rrezik dhe fillon të vrapojë, deri sa arrihet nga agresorët në brendësi të zonës së shërbimit në rrugën “Canaleto” dhe goditet në vazhdimësi nga të gjithë të huajt. Njëkohësisht një spektator, që kishte mbërritur në vend për të furnizuar makinën mbyllet në makinë dhe bërtet “ndihmë’.

Disa rezidentë dhe klientët e picerisë në rrugën “Gramsci” janë duke e parë ngjarjen dhe lajmërojnë policinë.

Më pas në vendngjarje mbërrijnë forcat e rendit. Agresorët ia mbathin kush nga njëra anë e kush nga një anë tjetër duke u shpërndarë nëpër natë. Në qendër të karburantit mbetet vetëm shqiptari i plagosur që iu tregon gjithë ç’ndodhi policëve.

Tashmë hetimet për agresionin janë duke u kryer, por një tjetër rezident thotë: Nuk dua të bëj debat, jetoj këtu prej vitesh por dhuna që ka shpërthyer në lagje nuk mund të tolerohet më: na ka frikësuar. Vetëm të premten pasdite kanë zbritur në rrugë 30 policë, duke ndaluar shpërndarës droge dhe duke sekuestruar drogë. Por çdo ditë përsëritet i njëjti skenar. /ma.me

Next Post
Në këtë ditë, më 25 shtator, lindi Pertini, vdiq Shtraus kurse Kolombi nisi udhëtimin e dytë

Në këtë ditë, më 25 shtator, lindi Pertini, vdiq Shtraus kurse Kolombi nisi udhëtimin e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In