• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Video/Ish-kryeministri Aleksandër Meksi tregon qeverinë e tij dhe problemet e kohës

by Java News
20/04/2019 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

19 prilli shënon 27-vjetorin e formimit të qeverisë së parë demokratike në Shqipëri pas rrëzimit të sistemit komunist. Në një intervistë për Televizionin TemA, kryeministri i parë i sistemit pluralist në Shqipëri, Aleksandër Meksi, kujton se sfida kryesore e qeverisë së drejtuar prej tij ishte rimëkëmbja ekonomike.

Meksi shprehet se kur mori drejtimin e qeverisë së re në vitin ‘92, e gjeti buxhetin e shtetit me vetëm 2.5 milionë dollarë.

“Gjendja në të cilën e morëm vendin ishte katastrofike. Kjo gjë dihet. Qe një katastrofë 50-vjeçare, por qe edhe një vit e ca në të cilin nuk u gjetën mënyra për të nxitur një përparim të shpejtë të Shqipërisë apo shërim të plagëve. Mjafton të them, për të ilustruar gjendjen, që në arkën e shtetit nuk kishte më shumë se 2 milionë e gjysmë dollarë. Pra, detyra e qeverisë ishte të mund të kapërcente këtë prapambetje të madhe ekonomike, të mund të bllokonte inflacionin që kishte shkuar në 250 dhe të mundësonte ndërtimin e një shteti të ri”, shprehet Meksi.

Sipas Meksit, kapërcimi i kësaj vështirësie nga shteti shqiptar nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Amerikës.

“Qe ndihma e jashtëzakonshme e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ofruan atë ndihmë që sot ne bëjmë sikur nuk e dimë, po që pa të nuk do t’ia kishim dalë mbanë, jo ne po nuk ia del as ndonjë vend tjetër. Mjafton të them se u siguruan për 2 vjet ushqimet e përditshme, derisa filloi bujqësia shqiptare të prodhonte”, kujton ish-kryeministri.

Meksi pranon se 4 vitet e para të qeverisjes kanë qenë të vështira, edhe për shkak të gjendjes së brendshme politike. Por duke iu referuar situatës politike aktuale, ai lë të nënkuptohet se opozita e asaj kohe ka qenë më e mirëkuptueshme.

“Nuk ka qenë e lehtë edhe në aspektin e brendshëm, për shkak të kundërshtimit, por pati edhe mirëkuptim. Marrëdhëniet qenë pak më normale, Parlamenti i atëhershëm qe me të tjerë njerëz”, thotë ai.

Ulja e inflacionit ishte një nga sfidat e kapërcyera nga qeveria e parë që doli nga zgjedhjet demokratike në Shqipëri, por z. Meksi tregon disa nga objektivat që do të donte t’i kishte realizuar.

“Menduam që do të mundnim më shpejt të likuidonim problemin e pronës, se mundeshim më shpejt të zgjidhnim çështjen e lustracionit, se mund të zgjidhnim më shpejt çështjet e ruajtjes së tokës bujqësore dhe të dyndjes së njerëzve nga periferia pas 50 vitesh izolim. Në fakt këto nuk arritën të realizohen dhe për mendimin tim, ndokujt mund të mos i pëlqejë, një nga arsyet që ndodhi ’97-a, veç mundësisë që u dha nëpërmjet mosmbylljes së fajdeve, ishte të ndërpritej procesi i demokratizimit të Shqipërisë, procesi i privatizimit, i lustracionit, i kompesimit të pronës”, thotë Meksi.

E dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit, qeveria e 19 prillit 1992 ishte një strukturë me 23 pozicione, ku përveç kryeministrit, kishte edhe 2 zv.kryeministra, të cilët mbanin njëkohësisht edhe poste ministrore, një sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, 16 ministra dhe 3 kryetarë komitetesh.

Intervistoi Mariglen Kume 

Next Post
‘Vatikani do të njohë pavarësinë e Kosovës, hapi i parë është bërë’

Mesazhi/Imzot Frendo: Nuk duam vetëvrasjen e Kombit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In