Shëtitorja bregdetare në Plazhin e Vjetër të Vlorës po merr një tjetër dimension me vazhdimin e punimeve, duke u shndërruar në një investim të rëndësishëm për qytetin. Ky projekt i qeverisë shqiptare po vendos standarde moderne të infrastrukturës dhe po i jep përmasa të reja zhvillimit urban.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga punimet në shëtitoren e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
“Mirëmëngjes dhe me vazhdimin e shëtitores bregdetare në Plazhin e Vjetër, një tjetër investim i rëndësishëm për qytetin e Vlorës, që po shtrin standardet moderne të infrastrukturës dhe po i jep përmasa të reja zhvillimit urban, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Përveç përmirësimit të cilësisë së jetesës për qytetarët, shëtitorja po gjallëron një zonë me potencial të madh turistik, e cila po rritet dita-ditës. Ky investim pritet të kthehet në një pikë referimi për vizitorët dhe të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të qytetit bregdetar.
Vlora po konsolidon gjithnjë e më shumë rolin e saj si një destinacion modern dhe atraktiv, duke u bërë shembull i transformimit urban dhe turistik në Shqipëri.











