Para 2 javësh deputeti socialist Taulant Balla ju zotua Berishës se çdo të enjte në seancë do t’i lexojë nga një faqe të librit “Armët dh Çunat”, ku djali i tij Shkëlzeni është personazh kryesor.
Lexo.al mësoi se pas kësaj PD bëri një mbledhje urgjente të drejtuar nga Basha, për të ngritur alarmin e asaj që do bënte Balla. Për ta ndalur, mësuam se ai kishte porositur që të degjeneronin Ballën me çdo mjet.
Kaq ka mjaftuar që emisioni “Fiks Fare” të ironizojë me këtë fakt, duke e trajtuar Ballën si problemin me madhor të Partisë Demokratike. Emisioni investigative nuk ka lënë pa futur edhe një pjesë nga një film shqiptar, ku personazh kishte bërë edhe Ballën, si i kërkuar dhe i rrezikshëm kundër partisë.
Në videon e mëposhtme edhe ironia e “Fiks Fare” mbi “rrezikun e madh” të PD-së./lexo.al