• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Intervista që shpalli LLallën ‘non grata’ në SHBA, ja mashtrimi i ish-kryeprokurorit

by Java News
17/04/2018 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht pëlqimeve apo mospëlqimeve të njërit apo tjetrit zyrtar të lartë apo politikani të lartë shqiptar, qeveritë e vendeve partnere, sidomos ato më të rëndësishmet e perëndimit, janë gjithmonë shumë të kujdesshme kur vjen puna për trajtimin publik të pakënaqësive të tyre. Por, përjashtim pothuajse nga të gjitha rastet e sotme, bën ndoshta ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

SHBA nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë e deri tek Departamenti i Shtetit, e kanë futur atë në krye të listës së zezë të personave të padëshirueshëm për Washingtonin zyrtar.

Ndaj nuk kanë ngurruar që ta demonstrojnë këtë mospëlqim të tyre, fare hapur dhe pa dorashka. Duke publikuar vendimin për refuzimin e vizës në Tiranë bashkë me një grup prokurorësh të tjerë vartës të tij, e deri tek vendimi i sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson për të ndaluar hyrjen në SHBA të tij dhe familjarëve madhorë.

Ambasadori Donald Lu nuk është rezervuar në media dhe publik për ta denocnuar punën e Adriatik Llallës.

Por ka një datë kur e gjitha kjo ka filluar dhe një shkak përfundimtar se përse ndaj ish Kryeprokurorit u hoq çdo lloj takti dhe “diplomacie” në trajtimin e tij publik nga amerikanët.

1 prill 2016, intervista “e tmerrshme” e VOA

Arben Xhixho është drejtuesi i lajmeve të seksionit shqip të Zërit të Amerikës dhe atij i është dashur ndoshta të bëjë intervistën më të troçtë të jetës së tij me Adriatik Llallën në studiot e Washingtonit. Pasi e prezantoi të ftuarin dhe tha se do flisnin për “reformën në drejtësi”, sqaroi se duhej të devijonte pak për ti bë disa pyetje të tjera.

 Gënjeshtra se ishte ftuar nga FBI dhe DEA

Pyetja e parë kishte të bënte me qëllimin e qëndrimit të Llallës në Washington. Mediat në Tiranë duke cituar burime të Prokurorisë kanë thënë se jeni ftuar zyrtarisht dhe se veç të tjerash do zhvilloni takime me FBI dhe DEA.

Kjo me sa duke ti ka tërbuar amerikanët, pasi institucione të tilla si FBI dhe DEA janë detyruar si rrallëherë në praktikën e tyre të bëjnë përgënjeshtrim zyrtar.

Por të dyja këto institucione e kanë përgënjeshtruar lajmin,- tha gazetari i Zërit të Amerikës. Përgjigja e Llallës duke belbëzuar ishte se në fakt Prokuroria nuk ka nxjerrë ndonjë njoftim në internet për këtë në faqen e saj zyrtare. Eshte spekullim i mediave,- tha ai.

VOA: Vizita është private dhe me pagesë, jo zyrtare

Pyetja tjetër e sikletshme kishte të bënte se si kishte ardhur ai në takimin vjetor të shoqatës Amerikane për Ligjin Ndërkombëtar, sepse megjithëse prestigjoze, si biletat e udhëtimit, qëndrimi dhe pjesëmarrja ështe me pagesë privatisht nga të ardhurit. Llalla u detyrua pas kësaj të pranonte se kishte shkuar privatisht dhe me pagesë nga xhepi i tij dhe për të narë pjesë në takim, vetëm bileta e aktivitetit ishte 500 dollarë.

Pse iu refuzua viza Kryeprokurorit të Durrësit

Një nga ata që duhej të ishte atë kohë me Llallën në Washington, ishte edhe Kryeprokurori i Durrësit. Por, siç ishte marë vesht edhe publikisht, atij i ishte refuzuar viza e udhëtimit. Llalla e pranoi këtë fakt në studio gjatë intervistës dhe sqaroi se herën e parë i kishin thënë se shkaku kishin qenë mungesat në dokumentacion, por më pas, shkaku zyrtar ishte se “SHBA nuk ka garanci se Kryeprokurori i Durrësit mund të rikthehet sërisht në Shqipëri kur të jetë atje”. Llalla pranoi se nuk kishte patur informacion më parë për rastin dhe se do ta verifikonte kur të rikthehej në Tiranë.

Emërimi i nipit të pjestarit të Bandës së Lushnjes

Një nga pyetjet më të sikletshme me siguri ka qenë ajo e bërë për emërimin e prokurorit Arenc Çela në krye të Njësisë Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gazetari i bëri pyetjen se si mund të emërohej në një post kaq kyç e specifik një person që nuk kishte patur eksperienca të tilla më parë dhe i përfolur se një i afërm i tij i familjes kishte qenë pjesë e bandave (të Lushnjes). Llalla tha se prokurori kishte përvojë pasi kishte qenë drejtues në Berat dhe Lushnje dhe se jetonim në një vend demokratik ku nuk shihen biografitë dhe se përgjegjësia e gjithkujt është individuale./Tema.al/

a.ç

Next Post
Skandali i arsimit/ Mësueset godasin nxënësit: Shqipëria popull prostitutë

Skandali i arsimit/ Mësueset godasin nxënësit: Shqipëria popull prostitutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In