Një orë para nisjes së seancës në Kuvend, Kryeministri Edi Rama ka nisur transmetimin në Facebook të asaj që e quan ‘Interpelanca Qytetare’.
Në rrjetin social, shefi i qeverisë shkruan se përfaqësues të udhërrëfyesve turistikë po zhvillojnë një interpelancë me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Rama shprehet se ky takim është kërkuar në Platformën e Bashkëqeverisjes mbi diversifikimin e ofertës turistike dhe formalizimin e këtij shërbimi.
/a.rada










