Avioni Su-30 MKI i forcave ajrore Indiane e kishte rrëzuar objektin fluturues të paidentifikuar në Barmer, Rajistan.
“Mes orës 10:30 dhe 11 të mëngjesit, një objekt i panjohur në formë balloni ishte kapur nga radarët e Forcave Ajrore Indiane. Ishte jap urdhër që të sulmohet dhe objekti ishte rrëzuar”, thotë një zyrtar i Forcave Ajrore.
Disa spekulime thonë që objekti ishte një ballon meteorologjik nga India apo Pakistani, por Forcat Ajrore Indiane ende nuk e kanë konfirmuar se çfarë është objekti.
Incidenti më misterioz ishte ai ‘Roswell’ i vitit 1947, ku ushtria e SHBA-së kishte thënë në një komunikatë për media se i kanë gjetur disa copëza të një objekti fluturues në formë pjate.
Qysh në ditën e nesërme, ata e kishin ndërruar deklaratën duke thënë se kishte qenë vetëm një ballon moti. Shumë dëshmitarë kishin thënë se kishin qenë UFO-të dhe se trupa të alienve gjendeshin brenda. Qysh nga atëherë shumë libra e artikuj janë shkruar për atë incident. /lajmi.net










