Si përt t’i vënë vulën këtij bashkëpunimi PD po mbështet artistët në fjalë dhe me grupe të gatshme të saj të dhunshëm. Ata në formë presioni krijuan një incident sot para fillimit të takimit të Veliajt me artistët. Të rinjtë e FRPD, disa prej të cilëve as e dinë se ku bie teatri, në shenjë proteste kanë goditur me vezë Veliajn. Video është bërë publike nga zyra e shtypit e PD ku shkruan: Të rinjtë qëllojnë me vezë Erion Veliajn në shenjë proteste kundër prishjes se Teatrit Kombëtar në favor të ngritjes së kullave të klientëve të Ramës dhe Veliajt. /ma.me/javanews.al