Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme ndodhet në qytetin e Pogradecit ku dhe ka zhvilluar një takim ndryshe me ekipin e Partisë së Lirisë.
Ka qenë vetë Meta ai i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar një video ku shihet teksa ja ka marrë vallës.
Krah videos Meta shkruan se 2023 do të jetë viti i Ndryshimit dhe triumfit të Lirisë dhe dinjitetit qytetar.
“I lumtur të festoj me ekipin e mrekullueshëm të Partisë të Lirisë sot në Pogradec!
Mirënjohje për sakrificat dhe qendresën e tyre të paepur! 2023 do të jetë viti i Ndryshimit dhe triumfit të Lirisë dhe dinjitetit qytetar”, shkroi Meta.