Një tentativë vjedhjeje në një shtëpi në Londër ka dështuar pasi pronari është zgjuar dhe ka parë në dritare dy persona që po tentonin t’i futeshin në banesë.
Hajdutët, të veshur me të zeza, u kapën nga një kamerë siguruese në North Harrow, Londër, më 6 dhjetor, ndërsa po ngjiteshin në mur për të hyrë në kopshtin e pasmë. Ata shihen duke u ngjitur në çati, kur njëri prej tyre përpiqet të hapë një dritare për të hyrë brenda, shkruan A2.
Në momentin që po përpiqeshin të hynin brenda shtëpisë dëgjohet një bori makine – ndoshta nga një shofer që po i priste. Më pas pronari i shtëpisë ndez dritën ndërsa bërtet me të gjithë fuqinë: “Dilni jashtë! Bastardë!”
Ndërkohë, e gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë.