• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO / IDF godet reaktorin bërthamor, Netanjahu: Irani do ta paguajë shtrenjtë sulmin ndaj spitalit Soroka

by A R
19/06/2025 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria izraelite ka njoftuar se në një sulm të fundit gjatë natës ka shënjestruar reaktorin bërthamor në rajonin Arak të Iranit dhe se po ashtu goditi atë që e përshkroi si një strukturë zhvillimi të armëve bërthamore në rajonin Natanz.

Midis strukturave bërthamore iraniane është një reaktor bërthamor kërkimor me ujë të rëndë, ndërtimi i të cilit nuk është përfunduar ende nga Irani, i cili fillimisht quhej Arak dhe tani Khodab.

Sulmi u parapri nga një paralajmërim në persisht nga një zëdhënës i ushtrisë izraelite, raportoi Radioja e Ushtrisë Izraelite. Banorët e Arakut dhe Khodabit fqinj u nxitën të kërkonin strehim në pritje të sulmit.

Strukturat e Arakut, të cilat janë pjesë e infrastrukturës bërthamore të Iranit, ndodhen në jugperëndim të Teheranit. Në Natanz, i cili është goditur më parë gjatë sulmeve ajrore izraelite ndaj Iranit, të cilat vazhdojnë prej gjashtë ditësh, Irani ka ndërtuar një kompleks në zemër të programit të tij bërthamor, i cili përfshin dy uzina pasurimi.

https://www.cdnimpuls.com/video/6853c16bddb60.mp4

Reaktorët e ujit të rëndë paraqesin një rrezik përhapjeje sepse mund të prodhojnë lehtësisht plutonium, i cili, ashtu si uraniumi i pasuruar, mund të përdoret për të bërë bërthamën e një bombe atomike.

Ndërkohë, në krahun tjetër raporton në Izrael të paktën 32 të plagosur në Izrael nga sulmet iraniane, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në një deklaratë, një zëdhënës i agjencisë së shërbimeve të emergjencës së Izraelit tha se “dy persona janë në gjendje të rëndë” dhe 30 “lehtë të plagosur”, duke shtuar se ekipet e po ofronin ndihmën e parë për shumë persona të plagosur në vende të ndryshme.

Raportimet për të plagosur erdhën pasi Irani goditi spitalin Soroka në Beersheba, në jug të Izraelit, duke shkaktuar “dëme serioze”.

IDF godet reaktorin bërthamor Arak, Netanjahu: Irani do paguajë

Benjamin Netanyahu premtoi se Izraeli do t’i bëjë tiranët në Teheran do e paguajnë shtrenjtë sulmin në spitalin Soroka. “Këtë mëngjes, diktatorët terroristë iranianë lëshuan raketa në spitalin Soroka në Beersheba dhe në civilët në pjesën qendrore të vendit. Ne do t’i bëjmë tiranët në Teheran ta paguajnë shtrenjtë“, theksoi ai në një postim në ‘X’.

Ndërkohë, zëvendësministrja e jashtme izraelite Sharon Haskel e quajti sulmin iranian ndaj Soroka-s “të qëllimshëm dhe kriminal”. “Irani sapo goditi Spitalin Soroka në Beersheba me një raketë balistike. Jo një bazë ushtarake. Një spital. Kjo është qendra kryesore mjekësore për të gjithë rajonin Negev të Izraelit. I qëllimshëm. Kriminal. Objektiv politik. Bota duhet të reagojë”, shkroi Haskel në ‘X’.

Next Post
Shpërndau para për blerjen e votave në favor të një kandidateje për deputete, pranga 63-vjeçarit pas hetimeve të SPAK

Dhunë seksuale ndaj gruas, i arratisuri prej 13 vitesh nga Italia kapet në Elbasan

Comments 1

  1. Anonymous says:
    9 months ago

    Pse zotëria juaj çfarë ka bërë a nuk ka vrarë gra e fëmijë apo ata janë terrorista e ju ju ka ngarkuar zoti që ti vrisni

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

March 9, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

March 9, 2026
Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

March 9, 2026
Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In