Një nënë e lodhur me vjedhjen e dhuratave të Krishtlindjeve të dërguara nga fëmijët e saj, vendosi të hakmerrej ndaj autorëve që i rrëmbenin ato në mënyrë të furishme.
Crysti-Lei Arnold vendosi t’i priste vjedhësit ndryshe…
Pamjet e kamerave të sigurisë, kapën një të ri me motoçikletë këtë fundjavë, ndaj të cilit ishte ngritur një kurth.
“Pra, pas vjedhjeve të javëve të fundit, ne kemi vënë kuti të mbushura me tulla”, tha gruaja.
I riu erdhi në derën e saj dhe pa hezitim e kapi kutinë.
Ndërsa ai bëri një largim të shpejtë, znj. Arnold hapi derën duke bërtitur me fjalë fyese ndaj tij si dhe duke qeshur. /a.r