• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / “I tha Helenës: burrin tënd e dua më shumë seç e do ti”, kur Kadare dhe Agolli përqafoheshin dhe sqaronin përplasjet mes tyre

by A R
04/07/2024 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në “Top Story” u publikua mbrëmë një video e vjetër nga një takim i dy mendjeve të ndritura që nuk jetojnë më, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli.

Teksa takimin e nisin me një përqafim, ata sqarojnë përplasjet dhe pakënaqësitë mes tyre, por theksojnë edhe respektin për njëri tjetrin. Kadare sjell në vëmendje një intervistë që ai kishte dhënë ku ishte pyetur për Dritëroin dhe kontradiktat që kanë pasur me njëri-tjetrin.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2024/07/videoplayback-1.mp4

Ismail Kadare: Kam dhënë një intervistë shumë të rëndësishme, tek specialisti më i madh për botën komuniste, Stéphane Courtois dhe ai më ka bërë një pyetje. Zoti Kadare, keni pasur kontradikta me Dritëro Agollin dhe vë re në intervistën tuaj që ju jeni i butë me të. E shpjegoj pse unë, kemi qenë shokë të vjetër dhe ajo ka mbetur gjithmonë e gjithmonë…

Kryesorja është ajo dhe kryesorja ne jemi shkrimtarë të dy. Dhe i shpjegoj një detaj, një hollësi, dhe i them edhe kur ka pasur gjendje të acaruar në Shqipëri, unë kujtoja Agollin, i ka thënë time shoqes në shkallë. I ka tundur gishtin i ka thënë: ‘Dëgjo ti Helena, në ka njeri që e do më shumë burrin tënd jam unë’. Dhe unë për çudi them, e besova. Tani Stéphane Courtois tha, dhe unë e besoj. Shiko sa interesante, një i huaj.

Në Shqipëri është zakon i keq, kujtojnë vetëm të këqijat. Të këqija gjen kudo në jetën e njeriut, episode të këqija, acarime, njolla. Ne ato kujtojmë. Ne nuk kujtojmë të mirat dhe këtu është përparimi i një kombi, i mirë ose i mbrapshtë. Rruga e mbrapshtë është kur kujton vetëm të ligat dhe rruga e mbarë kur përpiqet t’i mënjanojë ato dhe të kujtojë vetëm të mirat. Të mirat ne nuk i duam. Kjo është historia, ne jemi shkrimtarë, ne jemi për tjetër gjë…kemi ardhur në këtë botë.

Dritëro Agolli: Unë mendoj që po nuk pate kundërshtim nuk mund ta duash tjetrin. Pa kundërshtim, nuk ka lindur shkenca, as letërsia. Po të ishin të gjithë shkrimtarët dakord të gjithë, asnjë shkrimtar nuk do kishte në botë.

“Dritëro Agolli, Ismail Kadare gjithë ai brez janë marrë vesh, sepse kishte klimë letrare krijuese. Dikush boton një libër të bukur dhe ka vënë një stad më lart, krijohet një lloj gare për ta tejkaluar dhe uruar.

Duhet të ketë dhe kundërshtim, ka pasur dhe debate të ashpra, por brenda klimës letrare. Unë isha një shkrimtar i ri dhe thotë më ka pëlqyer poezia, kjo të hapte shumë dyer. Sot kjo klimë nuk ekziston. Bashkësia e shkrimtarëve është e shpërbërë për arsye që nuk mund të thuhen të gjitha.”-tha poeti dhe studiuesi Sadik Bejko në Top Story.

Next Post
Beteja për minoritetin në Himarë, Bido: Për 300 veta luhet loja. Beleri ndërhynte për shtetësinë greke

CENSI 2023 nxjerr zbuluar një megaskandal manipulimi të CENSIT 2011 (!)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

February 20, 2026
Dhuna e militantëve të Berishës në Tiranë, reagon sërish Koçiu: Shqipëria nuk është më ajo e ’97

Dhuna e militantëve të Berishës në Tiranë, reagon sërish Koçiu: Shqipëria nuk është më ajo e ’97

February 20, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

February 20, 2026
“PD, të shpallet organizatë terroriste si Hamasi”, Çupi: Duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit

“PD, të shpallet organizatë terroriste si Hamasi”, Çupi: Duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit

February 20, 2026
Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

February 20, 2026
Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

February 20, 2026
Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

February 20, 2026
Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

February 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In